Filozofia dhe principet tona

hands-raised-resized

Filozofia dhe principet tona.

  • Ne respektojmë të drejtën e çdo individi për të zgjedhur.

  • Ne njohim dhe respektojmë diferencat kulturore, sociale, fetare apo çdo lloj tjetër diference të njerëzve që u shërbejmë.

  • Ne nuk i diskriminojmë në bazë të diferencave që përmendëm më lart.

  • Ne besojmë në vlerat e çdo njeriu dhe në fuqitë e tij për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

  • Ne motivohemi nga dashuria e Perëndisë për të shprehur praktikisht dhembshuri ndaj atyre që ndihen të pafuqishëm.

  • Ne besojmë se aftësia për të krijuar marëdhënie është bazë për lumturinë e një njeriu dhe kjo lloj vendosje kërkon një marëdhenie të shëndetshme me Perëndinë, familjen dhe shoqërinë.

  • Ne besojmë se prostitucioni dhe trafikimi njerëzor është shkatërrues për të dyja palët : individët e përfshirë dhe shoqërinë.