Si gjithçka filloi….

një dëshmi nga themeluesja e shërbesës Jennifer Roemhildt Tunehag:

Ishte vonë kur u largova atë natë. Programi ynë i ushqimit të refugjatëve zgjati shumë dhe unë fillova të shqetësohem si do kthehesha në shtëpi – për shkak të orës – për shkak të lagjes. Zona përreth Omonias në Athinë, Greqi, është një tmerr. Njerëz të droguar blejnë dhe konsumojnë dozën e tyre, refugjatë të pastrehë të shpërndarë në trotuare duke mbushur rrugët. Gra qëndrojnë nëpër cepa dhe rrugë te fshehta duke ofruar trupin e tyre tek dikush që mund të paguajë.

Nuk është një vend në të cilin do doje të dilje. Por teksa ecja për tek troli një natë, një grua më tërhoqi vëmendjen. Ajo po qëndronte përpara një hoteli jo shumë të mirë duke pritur për klientë. Sigurisht nuk ishte e para grua që kisha parë në prostitucion në zonën tonë dhe sigurisht as e vetmja që ishte duke punuar atë natë. Por teksa e pashë diçka ndodhi.  Mendova se mund të ishte pak siç Krishti u ndje kur pa turmën (siç thuhet në bibël) dhe ndjeu keqardhje dhe donte të bënte diçka për ta. Ndjeva një ftesë të tillë në zemër kur pashë këtë grua. Por nuk isha e sigurt çfarë mund të bëja.

Fillova të lutem.       dscn1448-resized

Për shumë javë i kërkova Perëndisë të hapte një derë. Megjithëse tashmë isha një misionare nuk kisha një ide si mund t’i afrohesha kësaj gruaje në prostitucion. Më trego një mënyrë t’i flas asaj Zot, u luta. Perëndia nuk vonoi të përgjigjej.

Një tjetër natë vonë dhe një tjetër ecje përmes lagjes. Këtë herë, kishte shumë njerëz jashtë hotelit: disa gra, dhe një burrë trupmadh. Me një fund të kuq. Jam e sigurt se do ishte i gjatë edhe pa veshur taka..por ai kishte veshur taka të larta, dhe paruke bjonde të gjata. Teksa iu afrova grupit ai erdhi drejt meje. Ke orë më pyeti, shpresoj se e ka fjalën sa është ora, mendova.

Vazhdova rrugën, nuk kisha shkuar më tepër se disa hapa kur Perëndia më preku përsëri. ‘’Ky njeri është i mërzitur’’, dukej të më thoshte, dhe menjëherë fillova të lutem teksa ecja drejt shtëpisë. Nuk mendoj se kjo është e pazakonshme për ne të krishterët. Kur Perëndia vë një barrë në zemrat tona, ne e ngrejmë tek ai. Ajo ç’ka ishte për tu habitur ishte se nuk mund të pushoja së luturi. Lutjet dilnin nga zemra ime për këtë burrë dhe për jetën e tij. Ndjeva sikur Fryma e Shenjtë kishte pritur deri tani për dikë që të ndërhynte për të. ‘’Duhet të kthehem’’ më erdhi mendimi urgjent.

Po aq shpejt më erdhi një mendim tjetër. ‘’Kjo është gjëja më budallaqe që kam dëgjuar’’. Është ora 11 e natës në zonën më të rrezikshme të qytetit. Çfarë mendon se do të ndodhë?

Kalova trotuarin dhe argumentova me Perëndinë. ‘’Nëqoftëse do që të kthehem, më thuaj të paktën çfarë do që të bëj!’’

‘’Pyeti si i quajnë, më tha’’.