Threads of Hope (Fijet e Shpresës)

Threads of Hope Hellas (Fijet e Shpresës Greqi) është një partneritet civil jofitimprurës e inkorporuar nga anëtarë të Shoqatës Nea Zoi. Është e lidhur me qëllimet e shoqatës Nea Zoi, për Mbështetjen dhe Restaurimin e Individëve në prostitucion për tu siguruar trajnim professional dhe aftësira që të arrijnë pavarësi ekonomike dhe autonomi financiare.

Në këtë faqe http://www.threadsofhope.gr  ju do të gjeni më tepër rreth Threads of Hope Hellas (Fijet e Shpresës Greqi) dhe gjithashtu do të mund të bleni disa nga produktet që ata bëjnë.

threadshellaslogo

Histori e shkurtër rreth Threads of Hope Hellas:

Threads of Hope Hellas lindi pasi ekipi i Nea Zoi po përpiqej të gjente një punë për ata që vinin me një mënyrë të vjetër jetese. Një nga vullnetarët tanë Cecilia Sakatira ofroi tu mësonte të qepnin. Ky ishte fillimi. Klasat e rrobaqepësisë filluan dhe shumë shpejt ne u frymëzuam të fillonim një biznes të vogël me canta prej rrobe dhe gjithashtu dhe produkte të tjera. Gjithçka filloi nga besimi dhe vazhdon me anë të besimit që Perëndia të sigurojë për nevojat financiare të biznesit. Tani është viti i tretë që e drejtojmë me klasa të reja dhe punëtorë të rinj.